Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka qëndruar sot në odën e Naim Hysenit në Llap, ku ishin bërë planet për çlirimin e Kosovës nga heronjtë Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e të shumë të tjerë, raporton Llapi.info.

Kurti këtë vizitë e ka bërë në shoqërimin edhe të kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, derisa ka shtuar se ka dëgjuar rrëfimet evokuese të bashkëluftëtarëve: Gjeneral Naim Haziri, Kolonel Shaip Haziri dhe Selim Haziri.

“Kjo është oda e Naim Hysenit, ku e kemi parë në xhirim Zahir Pajazitin. Këtu bënin plane për çlirim Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë. Odë e përgatitjes para aksioneve; dhe, e strehimit pas aksioneve. Përveç gueriles së parë që filloi nga po këtu, çdo vendim tjetër për këtë zonë u vendos po ashtu këtu. Dje ishte ditëlindja e Ilirit e nesër është e Hakifit. Sot erdha në këtë odë bashkë me kryetarin e Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi. Dëgjuam rrëfimet evokuese të bashkëluftëtarëve: Gjeneral Naim Haziri, Kolonel Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Erdhëm për kujtim e nderim. Me përmallim dhe obligim”, ka shkruar Kurti./Llapi.info

May be an image of 2 people and indoor
May be an image of 2 people, people standing, suit and outdoors
May be an image of 3 people and military uniform
May be an image of 10 people, people standing and outdoors
May be an image of 7 people, people sitting, people standing and indoor
May be an image of 4 people, people sitting, people standing and indoor
May be an image of 8 people, people sitting, people standing and indoor