Sot, në zyrat e Vetëvendosjes, kryetari i saj, Albin Kurti zhvilloi një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, njofton kumtesa partiake.

Gjatë takimit, Kurti i prezantoi ambasadorit qëndrimet e partisë mbi situatën e përgjithshme në Kosovë, dhe, veçanërisht mbi zhvillimet e fundit politike që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë.

Në takim u bisedua edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në vendin tonë dhe korrupsionin e lartë. ari Kurti e njoftoi ambasadorin me programin e partisë dhe propozimet për të dalë nga kjo krizë, thotë kumtesa.

Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e marrëdhënieve sa më të mira mes Kosovës dhe Zvicrës si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar bashkëpunimin në interes të ndërsjellë të dy vendeve.