Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend ka deklaruar se do të themelohet Instituti për t’i dokumentuar krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Tutje, kreu i ekzekutivit shtoi se të ngritet padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Do ta themelojmë institutin për krimet e kryera të Serbisë dhe do të ngrisim padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Politika jonë e jashtme është shtyllë e rëndësishme, ajo duhet të na mbrojë nga armiqtë dhe të na afrojë me miqtë”.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian do të thellohet, kurse anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet. Zgjidhja e çështjeve të hapura me Serbinë duhet të bëhet përmes dialogut parimor. Zbardhja e fatit të personave të pagjetur dhe të zhdukur. Kosova nuk pranon dialog ku trajtohet si temë e dialogut”, tha Kurti në seancë.