Si edhe disa kryetar të tjerë të komunave, edhe ai i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, thotë se thuajse asnjëherë punën nuk e përfundon në orarin e paraparë.

Madje si thotë se shpesh punon edhe nga 12 orë në ditë.

“Orari jonë është gati pa orar, nganjëherë ndodh mbesim 12 orë, nganjëherë mundohem me lidhë orarin e punës, por më shumë jemi jashtë orarit”, thotë Bulliqi.

Ai shton se në punë del shpesh në ora 07:00.

“Shumë rrallë ndodh që ta përfundoj orarin në ora 16:00 dhe shpeshherë dalë në punë në ora 07:00 të mëngjesit”, ka deklaruar Bulliqi. /Reporteri.net/.