Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpjetim Bulliqi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton Llapi.info.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Bulliqi ka uruar qytetarët për këtë festë nga pikë kalimi kufitar në Merdare, nga qendra e vaksinimit anti-covid dhe nga oborri i xhamisë së vjetër.

“Jemi në pikën kufitare në Merdare, vendi ku bashkatdhetarët tanë e kanë pikën kryesore të hyrjes në vendlindje. Ditët e fundit është shtuar fluksi i tyre për ta kaluar festën e Bajramit me familjet e tyre. Mërgimtarët tanë na i zbukurojnë festat dhe i japin gjallëri atdheut tonë. Jemi edhe nga qendra e vaksinimit në Podujevë, ku stafi mjekësor po bën punë të mrekullueshme për vaksinimin e qytetarëve. Përkundër që jemi në prag të festës së Kurban Bajramit, puna në shërbim të qytetarëve po vazhdon normalisht në mënyrë që sa më shpejtë të mposhtet pandemia. Xhamia e vjetër është njëra nga shumë xhamitë e Podujevës në të cilën shumë besimtarë myslimanë, të bashkuar si në asnjë rast tjetër shkojnë për të falur namazin e Bajramit. Nga këto tri vende u uroj festën dhe mbizotëroftë shëndeti, begatia e lumturia në secilën familje shqiptare”, ka thënë Bulliqi.

Falja e Kurban Bajramit këtë vit do të fillojë në ora 5:05 me kapacitet të plotë, ndërkohë që është bërë thirrje të respektohen masat kundër virusit korona./Llapi.info

VIDEO

https://www.facebook.com/shpejtimbulliqi12/videos/503849264174308/