Dy ndeshja të ‘nxehta’ zhvillohen sot në kuadër të kampionatit kosovar në futboll. Xhiroja e 15-të e Superligës takon Llapin me Prishtinën, ndërsa Drita pret Feronikelin, njofton Llapi.info.

Pa dyshim se kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në stadiumin e qytetit të Podujevës, ‘Zahir Pajaziti’. Derbi rajonal pritet të fillojë në ora 13:00.

Pikërisht në këtë ndeshje, tifozët llapjanë do ta kenë mundësinë ta shohin nga afër, pasi tashmë Llapi ka përfunduar dënimin që kishte marrë nga Komisioni Disiplinor. Ekipi fitues i kësaj ndeshjeje do ta linte prapa kundërshtarin në tabelë.

Image may contain: one or more people, people playing sport, stadium and outdoor

Llapjanëve iu duhet fitorja në këtë duel dhe me këtë qëllim hynë në fushën e blertë. Arkëtimin e pikëve të plota e kërkojnë edhe kryeqytetasit, të cilët pësuan disfatë në ndeshjen e fundit. Andaj, “Legjendat” do të kërkojnë këndellje, njësoi si Prishtina pas rezultateve të mesjavës.

Derbi rajonal i sotshëm padyshim se do të dhurojë lojë të mirë, duke marrë për bazë edhe duelet tjera të zhvilluara mes këtyre ekipeve.

Për ndeshjen që dy skuadrat do ta luajnë në “Zahir Pajaziti”, ekipi vendas ka njoftuar tifozët e tyre që t’i shmangin tollovitë para hyrjes së stadiumit.

“Me qëllim të shmangies së turmës së madhe dhe hyrjes më të shpejtë në stadium për ndeshjen e nesërme Llapi – Prishtina, edhe zyrtarisht do hapet hyrja nga ana perëndimore e stadiumit(nga stacioni i autobusëve), hyrje që kërkojmë të jetë hyrja kryesore e stadiumit “Zahir Pajaziti”, e cila ishte e bllokuar tashmë e 35 vite”, ka njoftuar klubi nga Podujeva, duke inkurajuar tifozët llapjanë që të jenë sa më shumë në tribuna.

NJOFTIM ME RËNDËSI PËR PUBLIKUN PARA NDESHJES LLAPI – PRISHTINAMe qëllim të shmangjes së turmës së madhe dhe hyrjes më…

Gepostet von K.F. Llapi am Freitag, 8. November 2019

Në xhiron e parë në mes të këtyre ekipeve të zhvilluar në “Fadil Vokrri”, llapjanët triumfuan duke e mposhtur në kryeqytet Prishtinën me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Sebino Plaku.

Djelmoshat e Tahir Batatinës në këtë ndeshje hynë pas barazimit në Suharekë ndaj Ballkanit, kurse Prishtina u mposht nga Feronikeli para adhuruesve të vetë.

No photo description available.
Lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri Tahir Batatina

Pas 14 javëve, Llapi dhe Prishtina ndajnë pozitën e katërt dhe të pestë me nga 24 katër pikë të grumbulluara.

Kryendeshjen, Llapi – Prishtina, do ta drejtojnë treshja: Selim Isufi, Bujar Selimaj dhe Erduan Baliqi./Llapi.info