Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e 22 tetorit.

Tashmë është e ditur se në garë për Podujevën janë në balotazh, Agim Veliu nga LDK-ja dhe Ajet Potera nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Llapi.info

Rezultatet përfundimtare tregojnë se Agim Veliu ka marrë 18 mijë e 872 vota apo në përqindje 48.15 për qind, ndërsa Potera 11 mijë e 671 vota apo kthyer në përqindje 29.77 për qind.

Po ashtu KQZ ka bërë të ditur se raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 19 nëntor./Llapi.info