Republika e Kosovës ka hapur Ambasadë në Portugali, njofton komunikata nga MPJ.

Të enjten, me anë të një ceremonie zyrtare nga shteti pritës u akreditua edhe zyrtarisht, Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në shtetin portugez, Ylber Kryeziu, i cili i dorëzoi letrat kredenciale, Presidentit të Republikës portugeze, Marcelo Rebelo de Sousa.