Lideri korean, Kim Jong-Un i ka kritikuar ashpër përgatitjet e deritanishme nga rreziku i një tajfuni, duke i konsideruar zyrtarët shtetërorë për emergjenca, si të paaftë në kryerjen e punëve.

Tajfuni Lingling deri më tani, e ka goditur një pjesë të Koresë së Jugut, ku ka shkaktuar shumë dëme dhe ka lënë dy të vdekur, derisa është duke ndryshuar drejtim, transmeton Telegrafi.

“Nuk janë në dijeni të seriozitetit dhe shpejtësisë, me të cilën po lëvizë tajfuni” ka thënë mes tjerash Jong-Un, nga frika e dëmeve të tajfunit.

Megjithëse tajfuni me erëra që lëvizin me afro 133 kilometra në orë, ende nuk është afruar në Korenë e Veriut, por lideri kërkon që gjithçka të jetë në rregull.