Foto: Ilustrim

Në fshatin Dumnicë të Podujevës dje rreth orës 16:00, njësiti patrullues ka vërejtur disa persona të dyshuar duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi, raporton Llapi.info

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit pasi kanë parë Policinë kanë ikë në drejtim të panjohur.

Siç njoftohet, Policia dhe AVUK kanë konfiskuar tri bagëti.

“Njësiti patrulluese gjatë patrullimit ka vërejtur disa persona të dyshuar të panjohur duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi dhe posa kanë vërejtur policin kanë ik në drejtim të panjohur. Njësiti patrullues së bashku me njësitin e AVUK-ut ka konfiskuar tri bagëti. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim e PK-së./Llapi.info