Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Kosova do të jetë përherë mirënjohëse për kontributin e Italisë për vendin.

Konjufca në një adresim në Kuvend në seancën speciale në nder të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio, tha se vizita e të parit të diplomacisë italiane do të thotë shumë për Kosovën.

“Shprehim nderime për prezencën tuaj sot, sepse vendi jonë shpreh mirënjohje për të gjithë atë që ka bërë Italia për vendin tonë. Italia u bë vendi i parë ku u ngrit forca ajrore për shpëtimin e vendit tonë. Viti 2020 ishte një vit i vështirë ku mbi 3.800 qytetarë të Kosovës e humbëm jetën nga pandemia, por edhe në Itali pati humbje të mëdha. Shpreh ngushëllime për këtë humbje, duke falënderuar me këtë rast shtetin italian për ndihmat e vazhdueshme për shtetin tonë”, tha Konjufca. \ EO