Në analizat e kryera në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka rezultuar se në Kosovë është prezent Gripi i Shpezëve tipi H5N8.

Këtë e ka konfirmuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Sipas kësaj agjencie pas kryerjes se hulumtimeve diagnostikuese në fermat e dyshimta, mostra e testuar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë detektuar prezencën e Gripit të shpezëve Influenca Aviane A Subtipizimi H5 dhe N8 ( Gripi i shpezëve H5N8).

“Testi është kryer në Strishot orofaringeale (pulë) me metodën Real Time RT-PCR. Shtabin nacional i krizës është duke punuar për koordinim të veprimeve në terren, për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen. Janë asgjësuar shpezët në 5 ferma të ekonomive familjare në 4 qytete të ndryshme, dhe 2 ferma të tjera janë duke u diagnostikuar dhe të cilat po mbahen në izolim”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Sipas OBSH gripi i tipit H5N8 është një nënlloj i virusit të gripit A (ndryshe i quajtur grip i shpezëve), i cili është shumë vdekjeprurës për zogjtë e egër dhe shpezët.

Sipas njoftimit H5N8 zakonisht nuk infekton njerëzit; megjithatë, shtatë persona në Rusi u gjetën të infektuar në 2021, ata ishin punëtorët të fermave të pulave të cilët morën pjesë në një operacion reagimi për të parandaluar një shpërthim të gripit të shpendëve A (H5N8). Rastet mbetën asimptomatike për tërë kohëzgjatjen e vëzhgimit (disa javë).

“Strishot nazofaringeale vijues u mblodhën gjatë periudhës së vëzhgimit mjekësor dhe u testuan negativisht për gripin e shpendëve A (H5N8). Në ketë rast asnjë manifestim i dukshëm klinik nuk u raportua nga asnjë punëtor i fermës nën mbikëqyrjen mjekësore, anëtarët e familjes së tyre ose kontakte të tjera të ngushta të shtatë rasteve”, ka njoftuar tutje AUV.

Gripi i shpezëve kryesisht përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë midis zogjve të infektuar dhe atyre të shëndosha. Gjithashtu mund të transmetohet, kur zogjtë bien në kontakt me pajisje ose materiale (përfshirë ujin dhe ushqimin për kafshë) që janë kontaminuar me jashtëqitje ose sekrecione nga hunda ose goja e zogjve të infektuar.

Njerëzit gjithashtu mund të përhapin sëmundjen indirekt nga ferma në fermë duke mbajtur virusin në veshjet e tyre, çizmet ose përmes rrotave të automjeteve.

Zogjtë e egër normalisht mund të mbajnë virusin pa u sëmurur vetë.

Tutje thuhet se të gjithë veterinarët zyrtarë të AUV-së, bashkë me praktikat veterinare private janë mobilizuar dhe po punojnë ne teren për të lokalizuar fermat e prekura tek të cilat kryhen të gjitha shërbimet duke përfshirë edhe asgjësimin e shpezëve të ngordhura dhe atyre prezentë ne fermë nën mbikëqyrje të veterinerëve zyrtar duke respektuar masat e biosigurisë.

Po mbikëqyrën fermat e vendosura në izolim.

Po ashtu nisjen e hulumtimeve në fermat përreth tyre ne perimetër 3 kilometra. Të gjitha veprim janë duke u realizuar konform Udhëzimit administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘’Gripi i shpezëve’’ Avian Influenza.