IKSHPK ka bërë të ditur se të hënën në Kosovë janë konfirmuar edhe 195 raste të reja me virusin korona, pas 429 testimeve të bëra me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, një rast i ri është nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 102 raste, komuna e Ferizajt 17 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Gjakovës 10 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Mitrovicës 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Pejës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar edhe katër viktima, të cilët kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Me këto shifra, numri i të vdekurve në Kosovë arrin në 79.

Në njoftimin e IKSHPK-së po ashtu thuhet se 44 pacientë janë shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 1,946.

Bazuar në të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 3,703 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1,678 vazhdojnë të jenë raste aktive./Llapi.info