Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 8 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.112 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 9 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,653 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,252 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.227. Në total numri i rasteve aktive është 174./Llapi.info