Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 711 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.635 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit, brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç).

Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. 10 prej tyre janë nga qyteti, me nga 2 raste në fshatrat; Bajçinë, Bradash, Gllamnik, Llugë, Obrançë, dhe me nga një rast në fshatrat; Bellopojë, Godishnjak, Konushec, Llapashticë e Poshtme, Llapashticë e Epërme, Sekiraçë, Sfeçël, Siboc i Epërm dhe Zakutë.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 721 pacientë, ndërsa raste aktive janë 12.191.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 33.588 persona, prej të cilëve 904 kanë vdekur, ndërsa 20.493 janë shëruar./Llapi.info