Kosovës të mërkurën i janë​ shtuar 704 raste të​ reja me koronavirus, pas testimit të​ 1,651 mostrave, raporton Llapi.info.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 9 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç)., është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit në Komunën e Podujevës janë regjistruar 28 raste pozitive me COVID-19. 14 prej tyre janë në qytet, 3 në fshatin Obrançë dhe me nga një rast në fshatrat; Bajçinë, Batllavë, Dobërdol, Dumnicë e Epërme, Llapashticë e Epërme, Orllan, Pakashticë e Epërme, Sfeçël, Shtedim, Siboc i Epërm dhe Tërnavë.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 391 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 13.168.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 36.253 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 948 pacientë kanë vdekur./Llapi.info