Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 7 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.177 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 103 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,578 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,250 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 104.894. Në total numri i rasteve aktive është 434./Llapi.info