Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 11 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.660 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 109 pacientë.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,544 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,248 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 104.563. Në total numri i rasteve aktive është 733./Llapi.info