Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 11 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.074 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 146 pacientë.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 1 rast pozitiv me COVID-19 në Podujevë dhe i njëjti është nga qyteti.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,497 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,245 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 104.054. Në total numri i rasteve aktive është 1.198./Llapi.info