Foto: Llapi.info

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës, ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme për vitin akademik 2019-2020, raporton Llapi.info.

Sipas konkursit të lëshuar nga kjo drejtori, përfitues të këtyre bursave do të jenë të gjithë ata nxënës e studentë që janë banorë të komunës së Podujevës dhe të cilët përmbushin kriteret e përgjithshme.

Dokumentet sipas njoftimit dorëzohen në Qendrën e shërbimit për qytetarë në objektin e Komunës në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të objektit të Komunës./Llapi.info

Lexo konkursin e plotë