Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se skuadra e tij ia doli ta thyejë fizikisht Arsenalin, gjë që luajti rol kyç në fitoren 3:1 në Anfield të shtunën.

Të kuqtë, të ndihmuar nga Mohamed Salah, i mposhten me lehtësi topçinjtë duke e vazhduar fillim e përkryer të sezonit në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Derisa posedimin e topit e pati pak më të mirë se të vizitorëve për 90 minuta, Liverpooli e bombardoi mbrojtjen e Arsenalit gjatë gjithë lojës duke hedhur 25 goditje në drejtim të portës së tij – dyfish më shumë se skuadra e Unai Emery.

Klopp ishte i lumtur me paraqitjen e djelmoshave të tij dhe beson se ata ishin në gjendje ta thyenin fizikisht Arsenalin.

“Qëllimi ka qenë të ishim vetja, thjesht vetja jonë. Identiteti ynë është intensiteti dhe intensiteti që ne e treguam në këtë ndeshje ishte vërtet i jashtëzakonshëm”, tha Klopp.

“Një kundërshtar me cilësi si Arsenal duhet ta thyesh disi. Ta thyesh fizikisht, po. Dhe ne ia dolëm”, shtoi ai.