Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për lirimin e masave anti-COVID. vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës që po vijon të mbahet.

Me shumicë është votuar propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë që të hiqet ora policore, si dhe bizneseve u është zgjatur orari i punës, deri në orën 23:00.Këto janë disa nga masat lehtësuese, që janë votuar në mbledhjen e Qeverisë, me propozimin e ministrit Arben Vitia:

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

Gjatë ecjes në ambjent të jashtëm;

Gjatë ndasjes së automjetit vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër persona;

Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

Gjatë ngrënies apo pijes;

Lejohen grumbullimet në ambiente të brendshme deri në 50 persona, me kusht që të mbahet distance fizike mbi 1.5 metër, në mes të personave;

Lejohen grumbullimet në ambiente të hapura deri në 100 persona, me kusht që të mbahet distance fizike mbi 1.5 metër në mes të personave;

Grumbullimet në ambiente të jashtme mes interes të veçantë publik me mbi 100 persona kërkojnë miratimin nga Ministria e Shëndetësisë, me rekomandim të IKSHPK-së;

Organizimi i ahengjeve ndalohet deri më 15 qershor 2021, pas së cilës datë sipas situatës epidemiologjike do të vendoset;

Nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndalohet grumbullimi i më shumë se dhjetë personave;

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Lejohen deri në 50 klientë në 100m2;

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në ora 23:00.

Muzika lejohet deri në ora 22:45”.