Ka nisur seanca përgatitore në Gjykatën Speciale për gjykim ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, transmeton Gazeta Sinjali.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, dekaroi se nesër dhe pasnesër do të mbahet edhe nga një seancë paragjyqësore ndaj Mustafës, të cilat nuk do të transmetohen, pra do të jenë të mbyllura për publikun.

Prokuroria ndërkaq ka deklaruar se ata do të kërkojnë nga Gjykata shtimin edhe të një dëshmitari tjetër në listën e tyre.

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, ishte i pari nga ish-anëtarët e UÇK-së që u arrestua dhe transferua në paraburgimin e Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit të kaluar. Ai akuzohet për një sërë veprash që cilësohen si krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.