Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj sot i ka kërkuar bashkëpartiakes Albena Reshitajt që të respektojë vendimin e partisë dhe të mos e votojë Vjosa Osmanin për presidente. Përmes një statusi në Facebook, Kadrijaj ka deklaruar se si AAK kanë garuar me kandidatin e tyre për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojnë një kandidat tjetër. “Unë kërkoj nga kolegia ime, znj.Albena Reshitaj, ish kryetare e Komisionit për Shëndetësi që të reflektojë, dhe të mbrojë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson. Ne si AAK, kemi garuar me kandidatin tonë për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojmë një kandidat tjetër! Prandaj po e lus publikisht, për hir të qytetarëve që e vlerësuan dhe i besuan votën që të reflektoj, dhe te veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve te partisë që përfaqëson në Kuvend.”, ka shkruar Kadrijaj në facebook. Ndryshe, Albena Reshitaj mbrë ka marrë pjesë në votimin për president të vendit. Edhe sot do të mblidhet Kuvendi i Kosovës për të vazhduar seancën për zgjedhjen e presidentit. Kjo pasiqë në seancën e së shtunës ka munguar kuorumi në vendimmarrje gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për presidentin e vendit.