AS po raporton se Juventusi pritet ta transferojë James Rodriguezin në rast të largimit të Paulo Dybalas.

Karriera e argjentinasit te italianët duket se do të përfundojë këtë muaj, ku Paris Saint-Germain dhe Interin po e kërkojnë lojtarin ashtu sikurse edhe Tottenham Hotspur.

Duke pasur parasysh këtë, mediumi spanjoll pretendon se Juve papritmas kanë treguar një interes për Jamesin, të cilin po e kërkon me këmbëngulje Napoli.

Gazeta shpjegon se Cristiano Ronaldo tashmë e ka aprovuar ardhjen e kolumbianit, me të cilin kishte luajtur te Real Madridi.

Ata gjithashtu ndajnë një agjent të përbashkçët, Jorge Mendes, por paralajmërohet se 28-vjeçari mund të arrijë vetëm nëse shitet Dybala.

Atletico Madrid ka qenë gjithashtu i lidhur me sulmuesin e Realit nëse Angel Correa do të largohet drejt Milanit.

Për dallim nga Anglia, afati i transferimeve për klubet italiane dhe spanjolle nuk mbyllet deri më 2 shtator.