Qeveria në krye me Albin Kurtin pretendon se i ka kursyer buxhetit të shtetit të Kosovës plot 100 milionë euro.

Në raportin e 100 ditëve të punës thuhet se kjo është bërë me anulimin e marrëveshjeve të dëmshme (tenderëve dhe memorandumeve), shkruan Klankosova.tv.

Aty specifikohet edhe cilët tenderë dhe memorandume janë anuluar dhe sa para, sipas ekzekutivit, janë kursyer.