Skuadra e Llapit e ka fituar Kupën e Kosovës për herë të parë në histori të klubit.

Llapjanët në finale e kanë mposhtur Dukagjinin e Klinës vetëm pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-4.

Pas ndeshjes skuadrën e Llapit e ka uruar trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili e ka komplementuar Dukagjinin për lutën dhe angazhimin e treguar.

“Urime Llapit 🏆 Komplimente për luftën dhe angazhimin klubit të Dukagjinit.’, ka shkruar Munishi në facebook.