Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka komentuar sot vizitën e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmanin në stërvitjen ushtarake të FSK-së “Defender Europe 21”.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti dukej i ekzaltuar pranë armëve të FSK-së.

“Shumë i ekzaltuar dukej sot Albin Kurti në këtë stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21”. Pranë armëve për herë të parë. Ndoshta edhe automatikun e Remit ka mundur ta shoh ndonjëherë”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Kujtojmë se së fundmi ka pasur reagime të shumta ndaj deklaratës së ish-komandantit të UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi, i cili kishte thënë se Albin Kurtin e kishte pasur bashkëluftëtar gjatë luftës në Kosovë.

E për këto deklarata Remi ka pranuar kritika të shumta edhe nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët i kanë kujtuar deklaratën e Albin Kurtit gjatë luftës ku kishte thënë se nuk do të prekte kurrë armë me dorë.