Mërgimtarët qe përfunduan pushimet në Kosovë, po përballen me pritje të mëdha në Merdare.

Këto situata që po përsëriten për shumë vjet, janë bërë të padurueshme për kosovarët e diasporës.

Të enjten u prit deri në pesë orë për të hyrë ne Serbi, fakt ky që nervozoi shumë vetë.

“200 mijë franga i kam investuar në Kosovë dhe s’kam me ardh më kurrë. Arsyeja është qikjo pritje”, tha një qytetar që jeton në Diasporë.