Janë bërë dy vjet qëkur u publikuan rezultatet e testit PISA 2018.

E tek sot u prezantua një hulumtim nga Instituti Pedagogjik i Kosovës që mati shkathtësitë gjuhësore të 15-vjeçarëve dhe shkaqet e performancës së dobët të tyre në vlerësimin e PISA-s.

Bazuar në gjetjet e hulumtimit, po del se sistemi arsimor ka defekte serioze në vlerësim të nxënësve dhe se Kosova ka numrin më të lartë të mësimdhënësve me gradën master nga shtetet si Franca, SHBA-të e Kina, që kanë shënuar rezultate shumë më të mira në PISA.

Sipas rekomandimeve të IPK-së, studimet themelore dhe ato master duhet të rishikohen në hollësi.