Interi dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të rivalëve Rossoner në ndeshjen e vlefshme për javën e katër në Serie A, takim që zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 18:00.

Ekipi i Antonio Contes vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve dhe një barazimi, ndërsa synon t’i kthehet fitores për ta kapur kreun e tabelës.

Në anën tjetër, ekipi i Stafano Piolit ka tri fitore nga tri ndeshjet e para dhe dëshiron të ruaj serinë e qind për qind.

Interi në këtë ndeshje me disa mungesa të theksuara shkaku i COVID-19, ndërsa Milani është thuajse i kompletuar.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t’i bëjnë disa ndryshime për këtë takim.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Kolarov; Hakimi, Vidal, Brozovic, Perisic; Barella; R Lukaku, Lautaro Martinez

Milan: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic