Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sonte asnjë rast nuk është diagnostikuar me COVID-19 në testimin e dytë, njofon Llapi.info.

“Sot më 02.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 118 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2. Rasti pozitiv është rast kontakti me vendbanim në Korishë-Prizren. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen. Nga data 08.02.2020 deri me 02.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.500 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 126 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.642 kontakte të rasteve”, thotë IKSHPK.

Në testimin e parë, një person është konfirmuar se është i prekur me virusin korona, derisa numri i të prekurve ka shkuar në 126./Llapi.info