Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka sqaruar bisedën e tij telefonike të shumë përfolur me ambasadorin Richard Grenell, të ngarkuarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se takimi me të, deri sa Hyseni ishte në SHBA nuk ishte planifikuar, transmeton IndeksOnline.

“Unë në Washington nuk kam shkuar për ta takuar ambasadorin Grenell. Ai ka qenë i njoftuar që unë jam në Washington ato ditë dhe më ka kërkuar falje që nuk jam në Washington DC. Ai më ka thënë që ta telefoj në momentin që jam i lirë dhe këtë e kam bërë”, tha Hyseni në emisionin Rubikon.

Ai ka thënë se e tëra që ka ndodhur më pas nëpër medie ishte një maskarad dhe se lajmi për refuzim nga ana e sekretarit amerikan Mike Pompeo, për një takim me të ishte e tmerrshme, meqë nuk kishte pasur një kërkesë të tillë.