Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se Kosova s’ka pasur asnjëherë “qeveri më të dobët sesa Qeveria Kurti në 100 ditët e para”.

Hoxhaj ka akuzuar e kritikuar kryeministrin Kurti për qëndrimet dhe qasjen e tij në lidhje me dialogun me Serbinë.

“Dialogu Kosovë- Serbi mendoj që është një temë e cila nuk është popullore. Kjo është temë vitale për Kosovën. Nëse Kurti pretendon që më 15 qershor nuk do ta vazhdojë dialogun e vjetër, por do ta nisë një dialog të ri unë i them Kurtit atëherë sille një platformë të re, me qëllime të reja e anuloj ato marrëveshje”, ka thënë Hoxhaj.