Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxha ka shkruar për Ditën e Presidentit.

Hoxhaj ka shkruar se në Ditën e Presidentit me mendje e zemër janë te Hashim Thaçi.

“Në pritje të Presidentit! Në Ditën e Presidentit me mendje e zemër jemi te Presidenti Hashim Thaçi. Ai që kishte vizion, guxim e veprimtari për Kosovën e mëvetsishme. Ai që udhëhoqi luftën për çlirim e rrugën drejt pavarësisë. Presidentin që po i mungon Kosovës më shumë se asnjëherë. Deri në ditën e madhe dhe të pashmangshme të rikthimit në Atdhe, ne do të jemi në pritje të presidentit”, ka shkruar Hoxhaj.