Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi se koventa zgjedhore e sotme e PDK-së do ta rikthejë këtë parti në pushtet dhe në zgjedhjet lokale që priten të mbahen më 17 tetor.

Hoxhaj mes tjerash u shpreh se brenda PDK-së nuk ka gardë të re ose të vjetër ka vetëm anëtarë që janë bashkuar për një vizion.

“Qëllimi i kësaj konvente është me rikthy PDK-në në parti nacionale. Nuk është kjo një përpjekje me i zëvendësu liderët që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ajo që ka nevojë PDK është te kemi kandidatë të ri për zgjedhjet lokale e në listën e PDK-së të ketë njerëz të ri.. Kjo Kosovë që sot është sovrane, e pavarur dhe demokratike ka vulën e PDK-së”, u shpreh Hoxhaj.