Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, për herë të parë ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Hoxha para këtij trupi parlamentar deklaroi se nuk e di se kur do të hiqen vizat për Kosovën nga ana e Këshillit Evropian, edhe pse sipas saj janë plotësuar të gjitha kriteret, njofton Klan Kosova.

Ajo theksoi tha se nuk ka pasë asnjë iniciativë nga asnjë shtet i këshillit që tema e Kosovës të vihet në agjendë pasi që sipas saj këto shtete më shumë janë të preokupuar me zgjedhjet ne Parlamentin Evropian.

“Kemi pasë përkrahje nga Ministri i jashtëm gjerman por jo edhe nga ministri i punëve të brendshme të Gjermanisë. Franca, Holanda dhe Belgjika hezitojnë që Kosovës t’i hiqen vizat”.

Sa i përket Francës, Hoxha ka thënë që brengë e ka keqpërdorimin e vizave që e kanë bërë shtetet tjera që e kanë fituar këtë të drejtë dhe sipas saj ky vend e ka frikën që edhe kosovarët do ta bëjnë të njëjtin veprim duke migruar ilegalisht në vendet e Bashkimit Europian.