I deleguari special i BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak i ka dërguar letër zyrtare kryeministrit Avdullah Hoti në shenjë proteste për moslejimin e vizitës së presidentit të Serbisë Aleksandar Vuqiq, në Kosovë.
Në prononcim për media, Hoti ka thënë se do t’i përgjigjet Lajçakut për këtë çështje së shpejti, shkruan IndeksOnline.
Ai shtoi se çështja e kërkesës për lejim të vizitës së Vuçiçit do të trajtohet për shkak të ndjeshmërisë së situatës në të cilën po kalon Kosova.
“Marrëveshjet ne i respektojmë, jemi pro lëvizes së lirë pa diskutim po punojmë në process të dialogut që të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura që i kemi me Serbinë por nganjëherë çëshjet janë mjaft të ndishme. Unë kam pranuar letrën e z.Lajçak do t’i përgjigjem edhe atij, jam në komunikim të rregullt me të për çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet për shkak të ndjeshmërisë në situatën në të cilën po kalojmë”, tha ai.