Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj kanë mbajtur tryezë konsultative me Organizata të Shoqërisë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane.

Gjatë këtij takimi të sotëm me organizata të shoqërisë civile, kryeministri Avdullah Hoti tha se qeveria që udhëheq e ka prioritet integrimin evropian.

Tutje, ai njoftoi se zëvendësi i tij, Driton Selmanaj nga sot do të jetë përgjegjës për procesin e integrimit evropian të vendit.

“Zëvendëskryeministri Selmanaj do ta mbulojë pjesën e integrimeve evropiane, pra do të jetë zëvendëskryeministër për çështje të integrimeve evropiane. Ai ka përvojë të gjatë në shoqërinë civile, besoj me shumicën prej jush njihet edhe personalisht, ose mund të keni punu bashkë, dhe unë besoj se së bashku me ju dhe stafin i cili është mjaft i përgatitur brenda zyrës dhe departamenteve që mbulojnë çështjet e integrimeve evropiane të punojnë së bashku në çuarjen përpara të agjendës evropiane”, tha Hoti. /Reporteri.net