Një person që tallej me riciklimin derisa po e hidhte një frigorifer nga një shkëmb, ka tërbuar autoritetet spanjolle, të cilat e kanë urdhëruar atë të shkojë poshtë dhe ta kthejë frigoriferin lart me duar.

Në një video të postuar nga policia lokale (AUGC Guardia Civil) në llogarinë e tyre në Twiiter, burri i paidentifikuar shihet teksa hedh frigoriferin nga një shkëmb në një përroskë në Almeria, para se të kthehet në furgonin e tij, transmeton Koha.net.

Edhe personi që po e incizonte, e edhe kryesi i veprës, që flasin spanjisht, dëgjohen duke thënë “riciklimi, hajde, ricikloheji” dhe “të shohim se sa herë do të rrotullohet (frigoriferi)”, sipas CNN-it.

Kryesi i veprës, i cili më vonë u identifikua nga Policia, u dënua me 45 mijë euro gjobë, dhe u detyrua të kthehet në vendin e ngjarjes, ta merr frigoriferin dhe ta kthejë atë lart nga ku e hodhi, ka shkruar “AUGC Guardia Civil” në Twitter.

Në një video pasuese të Policisë, shihen dyshja teksa e tërheqin pajisjen lart.

Mësohet se ai është punëtor i një kompanie për mbledhjen e mbeturinave, dhe Policia ka thënë se mund të ketë pasoja edhe ndaj kompanisë.