Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se presidenti i Kosovës i është nënshtruar presidentit serb, duke lejuar vizitën dhe fjalimin e këtij të fundit te liqeni i Ujmanit.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Thaçi Llafet e tij pa mbulesë për Kosovën Lindore dhe lavdërimet cinike të Vuçiqit për të si politikan më i zoti, po kurorëzohen me serbizim të liqenit të Ujmanit.

Postimi i plotë i deputetes Haxhiu:

“Thaçi iu nënshtrua Vuçiqit. Llafet e tij pa mbulesë për Kosovën Lindore dhe lavdërimet cinike të Vuçiqit për të si politikan më i zoti, po kurorëzohen me serbizim të liqenit të Ujmanit.
Duket që karkalecat e detit dhe verërat e shtrenjta mbi 120 euro po e realizojnë atë që Stanishiqi vetëm në ëndërr ka mundur ta shohë”, ka shkruar Haxhiu.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Ai në orën 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok, kurse në ora 15:00 do të qëndrojë te liqeni i Ujmanit ku edhe do të mbajë një fjalim.