Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka falënderuar autoritetet italiane për identifikimin e 400 kilogramëve kokainë të konfiskuara sot gjatë ditës në Lipjan.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, theksoi që operacioni është autorizuar nga vet ajo, ndërsa thotë që shpreson që rasti të arrihet me sukses deri në fund.

“Aksioni i përbashkët Itali, Shqipëri, Kosovë, përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uroj që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund. Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juiridik ndërkombetar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente.Gjithashtu, falënderoj shumë autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie droge dhe operacionin e përbashkët”, u shpreh Haxhiu.