Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje publike kryeministrit Kurti të heqë dorë nga katër pikat e propozuara dje në Bruksel dhe të mbaj vetëm një pikë, atë të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues.

Haradinaj tha se pikat e propozuara sot nga Kryeministri Kurti, e shtyjnë në pakufi procesin e dialogut dhe mund t’ia mundësojnë Serbisë hapjen e ndonjë kapitulli të ri

“Finalja për mua është njohja reciproke dhe çështjet që lidhen me të, ndërsa kur ky jep CEFTA, marrëveshje të paqes, ka lujtë, më besoni ka lujtë, ky njeri nuk është normal. Çka po i bën Kosovës nuk është normal, po abuzon me besimin që ia ka dhënë popull, nuk bahet bre kështu. Qysh munesh me ba eksperimente me popullin ton tu e ditë çka ka hekë. Ky njeri neve po na mashtron, knej po na marohet Adem Jashar, po i mashtron Kosovën e ngratë po këto rrena i kanë kamtë e shkurta”, u shpreh ai në Argument Plus.