Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk janë vetëm pjesëtarët e UCK’së që janë bërë milionerë.

Sipas tij, ka edhe ndonjë të UCK’së, kjo për shkak se askush s’e ka të ndaluar të merret me ekonomi, shkruan Express.

Megjithatë, sipas tij, milionerë të UCK’së ka shumë pak krahasuar me fëmijët e “titistave” e të jugosllavëve.

“Nuk janë bë veç UCK-ja milionerë, ndonjë i UCK’së edhe është bë. Por, shumë pak krahasuar me fëmijët e “titistave” e të jugosllavëve”, është shprehur Haradinaj.

“Ne nuk po e themi këtë sepse nuk po duam ta fyejmë popullin tonë. Askush që ka marrë pjesë në luftë nuk e ka të ndaluar të merret me ekonomi”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, për qeverinë e vendit, Haradinaj tha se nuk është anti-UCK por po i dëmton themelet e shtetit.

“Anti-UCK s’mundet me qenë qeveria dhe po të dojë, sepse populli është UCK. Anti-themeleve të shtetit, po. Veprimet e qeverisë i dëmtojnë themelet e shtetësisë tonë”, shtoi Haradinaj.