Lokale - eSIMy

Zhvillimet politike në vend, ka bërë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot në ora 16:00 të mbledh Kryesinë e partisë për të diskutuar rreth situatës në vend.

Telegrafi mëson kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar kryesinë për të diskutuar për disa çështje ku përfshihet edhe koalicioni me LDK-në.

Pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje është zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend, ku do të diskutohet për pandeminë , dialogun me Serbinë, koalicionin qeverisës dhe tema të tjera.

Mbrëmë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se kryeministri Hoti ka ulur nivelin e bisedimeve duke dërguar koordinator për të përfaqësuar Kosovën.

Haradinaj thotë se AAK nuk e ka synim ta drejtojë dialogun por nuk do të bëhet pjesë e devijimit të këtij procesi.