Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka thënë se Marrëveshje e Washingtonit nuk është e obligueshme.

Sipas Abazit bëhet fjalë për zotime të nënshkruara nga siç ka thënë ai një kryeministër jolegjitim, dhe jo për marrëveshje ndërkombëtare.

“Ne të gjithë e kemi përgjegjësinë e njëjtë ndaj Kushtetutës. Marrëveshje ndërkombëtare është ajo që diskutohet brenda, përgatitet, por edhe ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, kjo është marrëveshja ndërkombëtare. Ndërkaq letra e nënshkruar është zotim që Kosova e ka bërë përmes një kryeministri jolegjitim. Kjo nuk e zvogëlon dashninë e as respektin ndaj SHBA-ve”, u shpreh ai për ATV.