Real Madridi thuhet se ka vetëm dy lojtarë si objektiva për t’i transferuar në afatin kalimtar të verës dhe ata janë sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland dhe ai Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Los Blancos kanë sjell trajnerin italian, Carlo Ancelottin në krye të ekipit si pasues të Zinedine Zidanes së larguar.

Me ardhjen e Ancelottit, drejtuesit e klubit e në veçanti presidenti Florentino Perez duan të përforcojnë skuadrën për sezonin e ri.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Haaland dhe Mbappe janë të vetmit lojtarë në radarin e transferimeve të Real Madridit këtë verë.

Mbretërit do të lëvizin për sulmuesin e Dortmundit ose supeyllin e PSG-së nëse ato bëhen të disponueshëm, por nuk kanë në plan të bëjnë ndonjë nënshkrim tjetër.

Edhe nëse Reali nuk do të arrijë Haalandin dhe Mbappen, trajnerit Ancelotti i është thënë se ai do të duhet të bëjë maksimumin me skuadrën aktuale në dispozicion të tij në sezonin 2021-22.