Infrastruktura vazhdon të jetë problem për qytetarët llapjanë edhe pas 20 vjetësh, shkruan Llapi.info.

Edhe pse disa prej rrugëve janë kryesore në këtë Komunë, në të njëjtat problemet janë parësore.

Përveç gropave, në shumë prej tyre mungojnë kapakët e pusetave. E kjo gjë po vështirëson akoma më shumë qarkullimin e automjeteve, por që akoma më të rrezikuar janë vetë këmbësorët.

Fat të tillë kanë edhe rrugët në fshatin Gërdoc. Banorët e kësaj ane po ankohen se përveç gropave, edhe pusetat e hapura po rrisin më shumë rrezikun.

Sipas pamjeve që banorët kanë dërguar në Llapi.info shihet puseta e hapur në rrugë (jo e vetme), teksa e njëjta mund të vërehet pak në kushte të ditës.

Kjo gjendje vazhdon kështu prej shumë kohësh, por sipas banorëve, askush prej Komunës s’ka intervenuar për t’i mbyllur ato./Llapi.info