Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmë në Graçanicë.

Në lokacionin Donja Gusterica një 26 vjeçar raportohet se u vetëvra rreth mesnatës duke aktivizuar një granatë dore, shkruan Reporteri.net.

Kosovo Online raporton se 26 vjeçari u vetëvra duke aktivizuar një granatë dore në kabinën e kamionit që ndodhej në oborrin e tij.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia në Graçanicë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 26 vjeçarin në vetëvrasje, por fqinjët janë shprehur të tronditur me rastin.