Mbrëmë rreth orës 23:30, në lagjen Kodra e trimave,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit këmbësori (mashkull), 23 vjeç, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.